Blerim Bizgjoni shfrytëzoi varfërinë e familjes Qasolli në Vërdovë të Pogradecit dhe ka marrë vajzën e tyre në banesë me argumentin se do e rriste ai, por më pas abuzoi seksualisht me 13-vjeçaren. Nëna e saj, tregon se vajzën ua kërkoi vetë Blerimi, me argumentin se do bëhej shoqe me të bijën e tij.

?Ne e kishim të besuar që po rrinte me vajzën e tij. Vajza mbrëmë u tmerrua, u çmend. Vajza jote ka krahë te unë, me të ushqyer e mbaj unë. Doli maskara?, tha ajo.

Nëna e 13-vjeçares kërkon dënimin maksimal për dhunuesin. Ndërkohë Gjykata e Pogradecit ka marrë tashmë në dorë dëshminë e vajzës së mitur. Ajo ka treguar se si Blerim Bizgjoni fillimisht e ngacmonte dhe më pas e përdhunoi me forcë, apo e mbante të lidhur për orë të tëra.

Ngjarja ka marrë përmasa të tjera në fshat pasi dëshmitë e banorëve dhe të vajzës treguan se 47-vjeçari ka abuzuar edhe me vajza të tjera. Policia ka identifikuar deri më tani edhe një minorene tjetër që dyshohet se është përdhunuar nga Blerim Bizgjoni.

Për 13-vjeçaren, 4 organizata kanë ofruar strehimin e saj, pasi familja babai i saj vuan nga disa probleme dhe për shkak të frikës se do paragjykohet në zonë.

Tv Klan

*Qëllimi i kësaj videoje nuk është promovimi, por denoncimi i rasteve të tilla.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/